Të gjithë qytetet

Austri

Illyrian Brains
Vienna

Komuniteti shqiptar i profesionistëve në Vienna—një hapësirë për njohje, dije dhe bashkëpunim.

Komuniteti Illyrian Brains në Vienna
Komuniteti lokalVienna, Austri

Rreth komunitetit

Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.

IllyrianBrains Vjenë është një ndër grupet më aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Vjenë takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

Në IB-Vjenë, angazhohemi të krijojmë një mjedis të pasur me përvoja kulturore, profesionale dhe sociale. Aktivitetet tona janë konceptuar për të nxitur bashkëpunimin, zhvillimin personal dhe ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

01

Eventet

Programi ynë i aktiviteteve përfshin:

  • Happy Hours dhe evente rrjetëzimi – mundësi të strukturuara dhe të këndshme për të zgjeruar kontaktet profesionale dhe për të njohur anëtarët e komunitetit.
  • Takime me profesionistë të fushave të ndryshme – sesione të dedikuara ku të ftuarit tanë ndajnë përvoja, praktika të mira dhe perspektiva të reja që pasurojnë zhvillimin profesional të pjesëmarrësve.
  • Hiking dhe aktivitete në natyrë – organizime që kombinojnë mirëqenien fizike me krijimin e lidhjeve sociale në një ambient relaksues dhe inspirues.
  • Ekskursione kulturore, lexime kolektive, lojëra dhe sporte – aktivitete të dizajnuara për të forcuar komunitetin përmes bashkëpunimit, kreativitetit dhe angazhimit aktiv.

Me këto iniciativa, IB-Vjenë synon të ndërtojë një hapësirë ku anëtarët mund të rriten profesionalisht, të lidhen me të tjerët dhe të gjejnë një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe jetës sociale.

02

Mikro-Komunitetet

Në Vjenë kemi ndërtuar një strukturë grupesh tematikë, të cilat ofrojnë hapësira të dedikuara për interesa të ndryshme. Anëtarët janë të mirëpritur t’i bashkohen grupeve që u përshtaten më së miri:

  • IB Vjenë – Art & Argëtim – Grup i hapur për të gjithë ata që shijojnë kinemanë, kërcimin, festivalet, Ballo Vjeneze, shfaqjet dhe aktivitetet kulturore të qytetit.
  • IB Vjenë – Klubi i Librit – Nxitim leximin dhe diskutimin kritik të veprave të përzgjedhura. Libri caktohet çdo muaj nga anëtarët, ndërsa diskutimet moderohen nga propozuesi i titullit.
  • IB Vjenë – Për Njëri-Tjetrin – Hapësirë mbështetjeje për nevoja praktike të komunitetit: kërkim banese, dërgesa, ndihmë për t’u sistemuar, informacione të rëndësishme personale, dhe raste solidariteti.
  • IB Vjenë – Bicikleta & Vrap – Grup i dedikuar aktiviteteve sportive në natyrë: ture me biçikletë, sesione vrapi dhe ndarje të rrugëve më të mira për një stil jetese aktiv.
  • IB Vjenë – Temë e Lirë – Kanal i hapur për komunikim mbi tema të përgjithshme: studime, dokumentacion, viza, çështje konsullore dhe informacione të përditshme për jetën në Vjenë.

Ide për një grup të ri? Nëse mendoni se një grup i ri do t’i shërbente komunitetit - organizatorët e IB-Vjenë janë të gatshëm t’ju mbështesin.

03

Galeria

Disa momente të veçanta dhe përvoja që na lidhën gjatë këtyre dy viteve si komunitet.

04

Pjesë e rrjetit.

Si lidhet komuniteti.

Çdo person lidhet me qytetin dhe fushat e ekspertizës. Afrohu, lëviz hartën ose zgjidh një nyje për të parë lidhjet.

AnëtarQytetFushë ekspertize

Zgjidh një anëtar, qytet ose grup për të theksuar lidhjet.

Bashkohu

Bëhu pjesë e Illyrian Brains.

Gjej komunitetin tënd, merr pjesë në një event ose ndihmo të krijojmë një komunitet të ri në qytetin ku jeton.