Faqja është në përpunim. Disa detaje mund të ndryshojnë.
Mbështet rrjetin
Dhuro.
Kontributi yt ndihmon qytetet, eventet dhe projektet e rrjetit të profesionistëve shqiptarë kudo në botë. Çdo donacion raportohet publikisht në raportin tonë vjetor.
Transparenca
Një rrjet vullnetarësh.
Deri tani rrjeti është mbajtur nga kontributet e anëtarëve. Nga tetori 2026 mbështetemi te tarifat e anëtarësimit dhe te donacionet.
- Punojmë vullnetarisht. Me rritjen e rrjetit mund të kemi edhe staf part-time.
- Për eventet paguajmë vetëm ambientin, materialet dhe logjistikën.
- Nëse zgjedh një projekt, paratë shkojnë vetëm aty. Përndryshe, Bordi i ndan sipas hapave më poshtë.
- Çdo vit publikojmë ku shkuan paratë. Emrin tënd e përmendim vetëm nëse na lejon.
Hapi 1
OJF-ja dhe qytetet.
Si parazgjedhje, donacioni yt shkon aty ku nevojitet më shumë. Bordi e ndan buxhetin vjetor sipas këtyre synimeve, në përputhje me strategjinë tonë.
Hapi 2
Projektet.
Kur plotësohet buxheti i hapit 1, çdo gjë mbi të shkon në Fondin e Nismave: 20% secila për Atlas, Mentorimin dhe Heritage, ndërsa pjesa tjetër mbetet e hapur për nisma të reja.
Dhuro
Zgjidh si të dhurosh.
Çfarë mund të mbështesësh
Dhuro për diçka konkrete.
Zgjidh një nga këto dhe e përdorim pikërisht për të. Çmimet janë mesatare dhe mund të ndryshojnë nga qyteti në qytet.
- €250
Faqja e rrjetit
Domenet, mirëmbajtja dhe mjetet online që mbajnë gjallë illyrianbrains.org dhe projektet.
Dhuro - €250
Ambienti për një takim
Qiraja e një salle për një takim qyteti.
Dhuro - €250
Mjete për ekipin e Social Media
Programet dhe mjetet që ekipi përdor për të ndarë lajmet dhe eventet e rrjetit.
Dhuro - €250
Event me të ftuar
Udhëtimi dhe logjistika për të sjellë një të ftuar në një event qyteti.
Dhuro
Mbështetësit e Rrjetit
Faleminderit.
Ata që e mbështesin rrjetin çdo muaj dhe kanë pranuar të përmenden këtu.
Lista po fillon. Bëhu një nga Mbështetësit e parë të Rrjetit →
