Të gjithë qytetet

Mbretëria e Bashkuar

Illyrian Brains
South England (Cheltenham)

Komuniteti shqiptar i profesionistëve në South England (Cheltenham)—një hapësirë për njohje, dije dhe bashkëpunim.

Komuniteti Illyrian Brains në South England (Cheltenham)
Komuniteti lokalSouth England (Cheltenham), Mbretëria e Bashkuar

Rreth komunitetit

Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.

Illyrian Brains South England është një prej grupeve aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Cheltenham dhe zonat përreth takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

Ne e nisëm këtë rrugëtim në Cheltenham, ku dhe 4 organizatorët jetojnë dhe punojnë. Bashkarisht vendosën që kafes së tyre të cdo jave vendosen tia bashkonin Happy Hour të Illyrian Brains. . Dhe kështu takimi i parë u realizua ne Cheltenham në Tetor 2025 ku u bashkua dhe dy studente të juridikut.

01

Foto nga Happy Hour (Tetor 2025):

02

Eventet

Në IB-South England organizohen takime të ndryshme:

  • HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë
  • Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.
  • tbc


Meqenëse IB-South England është akoma në gjenezën e vet, aktivitetet janë menduar të zhvillohen në qytete të ndryshme për të rritur numrin e profesionistëve të perfshirë. Fokus të vecantë momentalisht ka marrë qyteti I Oxford-it, ku shumë shqiptarë punojnë dhe studiojnë duke kontribuuar në mënyrë të denjë drejt forcimit të themeleve të komunitetit tonë në UK.

03

Foto nga Happy Hour (28 Nëntor 2025):



Grup lëvizës

IB South England do te ketë mundësinë të realizojë takime ne qytete të ndryshme si:

  • Cheltenham
  • Oxford
  • Bristol
  • Birmingham
  • Cardiff, Wales
  • etj


Bashkohu

Bëhu pjesë e Illyrian Brains.

Gjej komunitetin tënd, merr pjesë në një event ose ndihmo të krijojmë një komunitet të ri në qytetin ku jeton.