Rreth komunitetit
Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.
IllyrianBrains Prague është një ndër grupet aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Prague takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.
Eventet
Në IB-Prague organizohen takime të ndryshme:
- HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
- Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.

