Të gjithë qytetet

Finlandë

Illyrian Brains
Helsinki

Komuniteti shqiptar i profesionistëve në Helsinki—një hapësirë për njohje, dije dhe bashkëpunim.

Komuniteti Illyrian Brains në Helsinki
Komuniteti lokalHelsinki, Finlandë

Rreth komunitetit

Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.

IllyrianBrains Helsinki është një ndër grupet më aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Helsinki takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

01

Eventet

Në IB-Helsinki organizohen takime të ndryshme:

Ne besojmë se forca e komunitetit ndërtohet përmes takimeve reale dhe aktiviteteve të përbashkëta. Disa nga eventet tona përfshijnë:

  • Happy Hours për njohje dhe rrjetëzim
  • Ekskursione për të eksploruar Helsinkin dhe më gjerë
  • Takime kafeje, për diskutime të lira dhe ide të reja
  • Festa kombëtare shqiptare dhe finlandeze – aktivitete që nderojnë kulturat tona
  • Evente të bashkëorganizuara me Konsullatën e Përgjithshme Nderi të Shqipërisë në Finlandë – përfaqësime zyrtare dhe festime të veçanta

02

Mikro-Komunitetet

Edhe pse nuk kemi ende grupe tematike të strukturuara, IB–Helsinki është i hapur për çdo anëtar që dëshiron të ndërtojë një mikro-komunitet rreth një fushe të caktuar – teknologji, art, shkencë, sipërmarrje, etj.

Keni një ide, kohë dhe motivim? Na kontaktoni dhe le ta zhvillojmë së bashku!

Keni një ide për grup të ri? Diskuto me organizatorët e Helsinki për ta hapur!

03

Foto nga eventet



04

Pjesë e rrjetit.

Si lidhet komuniteti.

Çdo person lidhet me qytetin dhe fushat e ekspertizës. Afrohu, lëviz hartën ose zgjidh një nyje për të parë lidhjet.

AnëtarQytetFushë ekspertize

Zgjidh një anëtar, qytet ose grup për të theksuar lidhjet.

Bashkohu

Bëhu pjesë e Illyrian Brains.

Gjej komunitetin tënd, merr pjesë në një event ose ndihmo të krijojmë një komunitet të ri në qytetin ku jeton.