Rreth komunitetit
Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.
IllyrianBrains Genova është një grup aktiv i komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Genova takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.
Eventet
Në IB-Genova organizohen takime të ndryshme:
- HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
- Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.

