Të gjithë qytetet

Gjermani

Illyrian Brains
Düsseldorf

Komuniteti shqiptar i profesionistëve në Düsseldorf—një hapësirë për njohje, dije dhe bashkëpunim.

Komuniteti Illyrian Brains në Düsseldorf
Komuniteti lokalDüsseldorf, Gjermani

Rreth komunitetit

Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.

IllyrianBrains Düsseldorf është një grup aktiv i komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Düsseldorf takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.

01

Eventet

Në IB-Düsseldorf organizohen takime të ndryshme:

  • HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
  • Biseda tematike mbi çështje si qytetaria gjermane, lejet e qëndrimit apo integrimi në tregun e punës,
  • Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.
02

Mikro-Komunitetet

Në Düsseldorf kemi krijuar një strukturë grupesh tematike, ku mund të bashkoheni sipas interesave tuaja. Disa nga grupet ekzistuese:

  • IllyrianBrains Düsseldorf – Padel
  • IllyrianBrains Düsseldorf – Futboll
  • IllyrianBrains Düsseldorf – Volleyball
  • IllyrianBrains Düsseldorf - Financë dhe Investime

Keni një ide për grup të ri? Diskuto me organizatorët e Düsseldorf për ta hapur!

03

Pjesë e rrjetit.

Si lidhet komuniteti.

Çdo person lidhet me qytetin dhe fushat e ekspertizës. Afrohu, lëviz hartën ose zgjidh një nyje për të parë lidhjet.

AnëtarQytetFushë ekspertize

Zgjidh një anëtar, qytet ose grup për të theksuar lidhjet.

Bashkohu

Bëhu pjesë e Illyrian Brains.

Gjej komunitetin tënd, merr pjesë në një event ose ndihmo të krijojmë një komunitet të ri në qytetin ku jeton.