Të gjithë qytetet

Irlandë

Illyrian Brains
Dublin

Komuniteti shqiptar i profesionistëve në Dublin—një hapësirë për njohje, dije dhe bashkëpunim.

Komuniteti Illyrian Brains në Dublin
Komuniteti lokalDublin, Irlandë

Rreth komunitetit

Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.

Illyrian Brains Dublin bashkon profesionistë, studentë dhe krijues shqiptarë në Dublin për të shkëmbyer ide, përvoja dhe mundësi bashkëpunimi. Aktivitetet tona nuk janë thjesht evente, janë platforma për të ndërtuar lidhje profesionale të vlefshme dhe rrjete që hapin mundësi të reja

01

Eventet

Në IB-Dublin organizohen takime të ndryshme:

  • Happy Hours: takime ku bisedat hapen natyrshëm dhe mund të krijohen lidhje që zgjasin.
  • Takime me profesionistë nga fusha të ndryshme: dëgjo histori inspiruese, merr këshilla të vlefshme dhe mëso nga eksperienca e të tjerve.
  • Trajnime dhe workshop-e për fusha të ndryshme: një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike, për të ndërtuar njohuri dhe për t’u rritur profesionalisht.
  • Ekskursione dhe aktivitete sportive: aktivitete që bashkojnë njerëzit, krijojnë kujtime dhe e mbajnë komunitetin tonë aktiv.
02

Pjesë e rrjetit.

Si lidhet komuniteti.

Çdo person lidhet me qytetin dhe fushat e ekspertizës. Afrohu, lëviz hartën ose zgjidh një nyje për të parë lidhjet.

AnëtarQytetFushë ekspertize

Zgjidh një anëtar, qytet ose grup për të theksuar lidhjet.

Bashkohu

Bëhu pjesë e Illyrian Brains.

Gjej komunitetin tënd, merr pjesë në një event ose ndihmo të krijojmë një komunitet të ri në qytetin ku jeton.