Rreth komunitetit
Një komunitet që të lidh me njerëzit e duhur.
IllyrianBrains Bruksel është një prej grupet aktive të komunitetit, ku profesionistë, studentë, krijues dhe entuziastë shqiptarë që jetojnë në Bruksel takohen për të ndarë njohuri, përvoja dhe për të krijuar lidhje të reja miqësore e profesionale.
Eventet
Në IB-Bruksel organizohen takime të ndryshme:
- HappyHours për njohje dhe rrjetëzim të lirë,
- HappyHours me të ftuar për tu njohur me profesionistë të ndryshëm shqipfolës në Bruksel dhe më gjerë,
- Ekskursione, lexime kolektive, lojëra dhe sporte për ata që kërkojnë energji të përbashkëta përtej punës.

