NjoftimAkademiaKomuniteti

Bëhu pjesë e IB-Akademix

Bën sens që për një rrjet ndërkombëtar profesionistësh, të ketë edhe një grup akademik/kërkimor që të lidhen me njëri-tjetrin. Është ndër indikatorët e shëndetit të komuniteteve të IB për…

Bën sens që për një rrjet ndërkombëtar profesionistësh, të ketë edhe një grup akademik/kërkimor që të lidhen me njëri-tjetrin.

Është ndër indikatorët e shëndetit të komuniteteve të IB për të vlerësuar se sa i mirë-integruar është një komunitet në vendin që ndodhet,.

Sugjerim për aktivitetin:

  • Pozicione të hapura në institucionet tuaja,
  • Ndarje e punës tuaj kërkimore,
  • Komunikim i zbulimeve shkencore,
  • Review për aplikimet e ndryshme (phd/postdoc/ms),
  • Mbështetje për PhD/master thesis,
  • Mbështetje për internship,
  • Orientim shkencor për fusha specifike,
  • Orientim në karrierë për fusha shkencore,
  • Diskutime që prekin vendet e origjinës (research, policy-making, applications),
  • etj.

Mbështetja për rrjetin mund të jetë:

  • workshops mbi tema interesante,
  • studime sociologjike të rrjetit,
  • bashkëpunime me rrjete të ngjashme,
  • zhvillimi i indeksit për shëndetin e komunitetit,
  • diskutim me institute/organizata për çështje specifike (diaspora, integrimi, bursa),
  • krijimi i Illyrian Labs.

Bashkohu grupit! Na shkruaj një email te illyrianbrains@gmail.com dhe do të të vendosim në kontakt me pjesën tjetër të grupit.