EventGjuha shqipeEventeAktive

ALIA Conference 2026: për të apasionuarit pas gjuhës shqipe

Përshëndetje të gjithëve! Duke u nisur nga interesi që pashë së fundmi për fjalorin e gjuhës shqipe, si edhe nga fakti që shumë anëtarë të komunitetit tonë janë të angazhuar në studime ose…

Përshëndetje të gjithëve!

Duke u nisur nga interesi që pashë së fundmi për fjalorin e gjuhës shqipe, si edhe nga fakti që shumë anëtarë të komunitetit tonë janë të angazhuar në studime ose të apasionuar pas gjuhës shqipe, mendova se kjo konferencë mund t’ju duket veçanërisht interesante.

Nga data 08.06–10.06 do të mbahet konferenca ALIA Conference 2026: “Tracing Albanian in Time, Space, and Texts“, në Basel.

Kjo është një nga konferencat më të mëdha ndërkombëtare në fushën e gjuhës dhe filologjisë shqipe. Pjesëmarrja është e hapur për këdo që është i interesuar të dëgjojë, në nivel akademik, mbi prejardhjen, historinë dhe gramatikën e gjuhës shqipe.

Për më shumë informacion:

ALIA Conference 2026